← Ballina

Dixhitalizimi i trashëgimisë kulturore

Koleksioni që po shihni ka lindur përmes projektit 3D KULT, realizuar për Organizatën Turistike të Ulqinit.

Projekti 3D KULT synon ta vlerësojë trashëgiminë kulturore të Qytetit të Vjetër të Ulqinit përmes dixhitalizimit 3D dhe krijimit të binjakëve dixhitalë të artefakteve dhe elementeve arkitektonike më të rëndësishme.

Duke përdorur teknologjitë bashkëkohore të skanimit 3D, modelimit dhe printimit, elementet autentike të trashëgimisë kulturore do të ruhen përgjithmonë, do të përpunohen dhe do t’i paraqiten publikut në formë dixhitale dhe fizike.

Procesi i dixhitalizimit zhvillohet në përputhje me udhëzimet e BE-së (Rekomandimi (BE) 2021/1970, VIGIE 2020/654, Europeana, Twin it!), duke kontribuar në integrimin e trashëgimisë lokale në kuadrin më të gjerë evropian të trashëgimisë kulturore dixhitale.

Përputhshmëria me BE-në

(EU) 2021/1970VIGIE 2020/654EuropeanaTwin it!Cultural Heritage Cloud

Partnerët e projektit

Institucionet

Turistička organizacija Ulcinj · Muzej Ulcinj

Realizimi

3DExperts · Ulcinno

Projekti „3D KULT – digjitalizimi 3D dhe krijimi i binjakëve digjitalë të trashëgimisë kulturore“ realizohet me mbështetjen e Organizatës Turistike të Komunës së Ulqinit, në kuadër të Thirrjes Publike për ndarjen e mjeteve për projekte të valorizimit të trashëgimisë kulturore që kanë të bëjnë me kërkime arkeologjike, punime konservuese dhe restauruese, rindërtimin dhe promovimin e të mirave kulturore në territorin e Komunës së Ulqinit, nr. 01-1713/25 i 07.10.2025. Mjetet vijnë nga taksa turistike.

Dokumentacioni teknik →← Kthehu në ballinë